Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.
Klan Kosova njofton se për këtë vizitë ai ka marrë leje nga institucionet e Kosovës.
Këtë për klankosova.tv, e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme.
Bëhet e ditur se ai bashkë me sekretarin e Presidentit serb, Nikola Selakoviq do të qëndrojnë në Mitrovicën Veriore ku do të takohen me përfaqësues të Listës Serbe. /abcnews.al