Gjuriç: Kosova po bën gjithçka për të ndërprerë dialogun

schedule10:39 - 13 Tetor, 2020

schedule 10:39 - 13 Tetor, 2020

Ambasadori i ri serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç ka deklaruar se Kosova është duke bërë përpjekje për të pezulluar dialogun dhe që nuk dëshiron ndonjë rezultat.

Gjuriç në një deklaratë për mediat në Beograd është shprehur se do të ketë një takim me përfaqësuesit politikë serbë nga Kosova, në të cilin do të diskutohet për përgjigjen që do të japë pala serbe.

Ndërkohë në lidhje me deklaratën e fundit të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti se nuk do të pranoj të bëhen negociata shtesë rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai thotë se kjo përçon një mesazh të papërgjegjësisë.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!