Gjuriç: Kosova nga takimi i Washingtonit nuk do të kthehet me njohjen e Serbisë

schedule19:31 - 18 Qershor, 2020

schedule 19:31 - 18 Qershor, 2020

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç këtë të enjte ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin, Avdullah Hoti, nuk duhet ta mendojnë se më 27 qershor në Ëashington, Serbia do të pranojë pavarësinë e Kosovës.

Në një konferencë për mediat Gjuriç ka theksuar se nga Ëashingtoni ato do të kthehen pa njohjen e Kosovës, duke shtuar se porosia e Serbisë iu drejtohet ‘liderëve të partive separatiste dhe organizatave në Kosovë’.

Sipas tij shumë gënjeshtra janë paraqitur kohëve të fundit lidhur me karakterin e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit në Ëashington, të ftuara nga i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialog, Richard Grenell.

Ndërkohë presidenti Thaçi deklaroi se Kosova e konsideron takimin e 27 qershorit si kthesë historike dhe mundësi e papërsëritshme për të filluar procesin tepër të vështirë, shumë të rëndë, por të domosdoshëm për arritjen e paqes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!