Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Gjuriç: Çdo ditë i informojmë zyrtarët amerikanë për problemet e serbëve në Kosovë

schedule08:45 - 23 Qershor, 2023

schedule 08:45 - 23 Qershor, 2023

Ambasadori i Serbisë në Uashington, Marko Gjuriç së fundmi është shprehur se ai dhe zyrtarët e tjerë të ambasadës i informojnë çdo ditë zyrtarët amerikanë për problemet me të cilat ballafaqohen serbët në Kosovë dhe Metohi.

“Ne çdo ditë i informojmë zyrtarët amerikanë të të gjitha niveleve, si në Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë, Kongres, sektorin joqeveritar dhe media, për problemet me të cilat ballafaqohet populli ynë në Kosovë dhe Metohi. një valë e shkeljeve masive të të drejtave të njeriut që nuk është regjistruar për dekada, në të cilën pozita e serbëve është reduktuar në qytetarë të dorës së dytë”, është shprehur ai për mediat.

Ndërkohë autoritetet e Prishtinës janë burimi i problemeve në Kosovë dhe Metohi, sepse një vit e gjysmë më parë, me lëvizje të njëanshme i sollën serbët në një situatë të paqëndrueshme si në aspektin e sigurisë, ashtu edhe në atë politik dhe në çdo mënyrë tjetër. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!