Kristal Abazaj ka qenë i pafat, pasi e ka mbyllur këtë vit futbollistik për shkak të një dëmtimi të rëndë të pësuar në gju.
Sulmuesi anësor, i cili është pjesë e Istanbulspor në Turqi, ka këputur ligamentin dhe të paktën për 6 muaj do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta.
Llogaritë thonë se Abazaj mund të rikthehet në mars, nëse rikuperimi do të shkojë sipas planeve.
“Ditën e djeshme në stërvitje pësova dëmtimin më të rëndë të karrierës time si futbollist. Pas disa vizitave doli përgjigja që kam këputur ligamentin në gjurin e djathë.
Ky dëmtim do më marrë kohë, por jo dëshirën, forcën e vullnetin për t’u rikthyer më i fortë se kurrë”, shkruan Abazaj në rrjetet sociale. / abcnews.al