Do gjunjëzohen lojtarët e Italisë përpara finales së Euro 2020 ndaj Anglisë? Vendimi është marrë dhe të kaltrit do të veprojnë njësoj si skuadra vendase, që bashkë me Uellsin dhe Belgjikën është e vetmja që e ka kryer këtë ritual përpara fillimit të çdo ndeshje.
Një pjesë e djemtë e Mancinit u solidarizuan me luftën kundër racizmit dhe e bënë këtë veprim përpara sfidës me Uellsin. Njësoj ndodhi ndaj Belgjikës, por jo në takimet me Austrinë dhe Spanjën.
Në sfidën finale të mbrëmjes së nesërme do të ndodhë sërish gjunjëzimi, si formë proteste në mbëstetje të lëvizjes anti-raciste “Black Lives Matter”.
Kapiteni Giorgio Chiellini ka hapur një debat brenda ekipit dhe në fund është vendosur që të gjithë të gjunjëzohen përpara finales, veprim që kundërshtohet me forcë nga tifozët e kaltër. /abcnews.al


