Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gjuha shqipe kërkon t’i mbrohet dinjiteti”, Emil Lafe: Duhet të ketë një mbrojtje ligjore

schedule12:04 - 25 Nëntor, 2025

schedule 12:04 - 25 Nëntor, 2025

“Gjuha shqipe kërkon t’i mbrohet dinjiteti” kështu shprehet në studion e ‘Pas Mesnatë’, akademiku Emil Lafe, i cili apelon ndër të tjera se nevojitet mbrojtje ligjore për gjuhën shqipe.

“Të gjitha gjuhët janë të vështira. Jeta e kërkuesit shkencor është e vështirë, i punon mendja gjithë ditën e gjithë natën. Nuk e mbyll dot me celës kur mbyll zyrën, të mbyllë edhe mendjen. Gjithmon mendon dicka.

“Gjuha është një cështje shumë serioze, është një pasuri kombëtare dhe është dinjiteti i shtetit dhe i kombit.” thotë ai, ndërsa apelon shtetin, administratën të bëjë kujdes me gjuhën shqipe.

“Në të tre pushtetet, ekzekutiv, vendor e gjyqësor,  ka të meta, në veprimtarinë e tyre me gjuhën. Para 10 vitesh kemi themeluar një shoqatë të gjuhësisë shqiptare. Kur shkova të marr vendimin në gjykatë, vendimi ishte me plot gabime, kishin shkruar në vend të ‘ë’, kishin vendosur vetëm ‘e’. Dhe kur iu thash që ne për këtë luftojmë më thanë se ‘paske shumë pretendime ti’.” thotë ai.

“Cështja është që gjuha shqipe duhet të ketë një mbrojtje ligjore. Jo vetëm unë por edhe shumë të tjerë e mbështesin. Keqkuptohet ndonjëherë sikur duhet të ndalohet që të flasin njerëzit ashtu sic duhet të flasin, gjë që nuk është e vërtetë. Ligji ka të bëjë me përdorimin e gjuhës nga ana e shtetit.

Edhe në përdorimin publik, edhe në media ka disa të meta që nuk mund të lejohen, për dinjitetin e gjuhës shqipe. Kushtetuta e ka marrë në mbrojtje gjuhën shqipe, është një detyrim kushtetues, por shteti nuk e ka marrë ende. Shteti duhet të nxjerrë një ligj, e kemi dërguar si ligj u diskutua në të gjitha komisionet e Kuvendit, por nuk doli. Ne kërkojmë që duhet një ligj për të marrë në mbrojtje gjuhën shqipe, që gjuha shqipe të shkruhet dhe të përdoret në mënyrë korrekte në të gjitha institucionet dhe të mos ketë vula italisht përshembull në punët e shtetit”, -vijon Lafe.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!