Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gjuha ndaj gjyqtarëve, Rama është kujtuar vonë”, Gjikondi: Reforma në drejtësi, nuk ka qenë gjithmonë e kujdesshme

schedule20:23 - 9 Dhjetor, 2025

schedule 20:23 - 9 Dhjetor, 2025

Juristja Brizida Gjikondi, tha për Real Story, tha se gjuha e kryeministrit Edi Rama ndaj trupës së gjyqtarëve nuk është e duhura dhe mund të interpretohet si denigrim. Ajo theksoi se reforma në drejtësi, përdorur nga mazhoranca si flamur i madh, nuk ka qenë gjithmonë e kujdesshme.

Gjikondi shtoi se Rama duhet të shikojë gjërat në nivel makro, jo mikro. “Mënyra sesi Rama i është drejtuar trupës së gjyqtarëve duhet parë në kontekstin e tërë historisë së reformës në drejtësi, jo thjesht si një reagim ndaj tyre.

“Reforma, që është përdorur nga mazhoranca si një flamur i madh, nuk ka qenë gjithmonë e kujdesshme dhe e qëlluar. Rama duhet të shikojë gjërat në nivel makro, jo mikro. Gjuha e tij, duke u lidhur me historikun e reformës në drejtësi, nuk është e duhura dhe nuk duhet të sjellë denigrim ndaj trupës së gjyqtarëve, sepse këtë mund ta bëjë çdo qytetar që nuk ka ku të ankohet.”

Ajo përfundoi duke theksuar se në këtë debat qëndron gjithmonë me trupën e gjyqtarëve.

“Rama, Berisha dhe krerët e politikës i kanë hequr mundësinë për të folur, edhe pse gjyqtarët kanë shumë mekanizma për të korrigjuar shkeljet që pretendojnë se u janë bërë. Etërit e reformës në drejtësi janë zhdukur, por në këtë debat unë gjithmonë qëndroj me trupën e gjyqtarëve.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!