Gjuha e Veliajt, Meta: Për Sulejman Memën nuk mund të këtë fishkëllima, por duartrokitje

schedule19:44 - 24 Janar, 2022

schedule 19:44 - 24 Janar, 2022

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi FSHF nxori audion e takimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me anëtarët e shoqatës rajonale të Tiranës dhe gjuhën e përdorur ndaj ish-lojtarit dhe trajnerit të njohur Sulejman Mema.

Kreu i shtetit thotë se Sulejman Mema i ka dhënë gjithçka futbollit me pasion, profesionalizëm dhe qytetari dhe se për të nuk ka patur dhe nuk mund të këtë fishkëllima, por vetëm duartrokitje.

Sulejman Mema ka qenë një futbollist i jashtëzakonshëm i një gjenerate të artë të Tiranës dhe Shqipërisë. Edhe sot kemi nostalgji për inteligjencën, fantazinë dhe finesën e tij në fushën e blertë e sidomos për encet, që përfundonin në rrjetë, më lehtë se edhe vetë penalltitë. Ai ishte ndër ata lojtarë, që fitonte edhe duartrokitjet e kundërshtarit.

Edhe në këto tre dekada, Sulejman Mema i ka dhënë gjithçka futbollit me pasion, profesionalizëm dhe qytetari, siç i përket gjithmonë familjes së madhe sportive Mema.

Për Sul Memën, nuk ka patur dhe nuk mund të këtë fishkëllima, por vetëm DUARTROKITJE” shkruan ai.

Por cfarë Erion Veliaj?

Po mirë mor Sulë (i drejtohet Sulejma Memës, kryetarit të Shoqatës Rajonale Tiranë): Si ka mundësi që ju ka marrë burrërinë?! Si mund të presë robi koq*t dhe të sillet si rrotë k**i?! Nuk jemi kur*a që të fshihemi, jemi 40 burra që do shkojmë në FSHF t’u bëjmë shurrën” ishin fjalët e Erion Veliajt në audion e publikuar nga FSHF.

Pavarësisht ndërhyrjes së fortë të kryetarit të bashkisë së Tiranës në krye të shoqatës rajonale u zgjodh Krenar Alimehmeti, i mbështetur nga Armand Duka duke mundur Eduard Proganin, që kishte përkrahjen e grupit tjetër të Erion Veliajt./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!