“Gjuha e urrejtjes ndaj grave”, Luarasi: Alketa mund të jetë krenare për veten

schedule22:18 - 11 Shkurt, 2020

schedule 22:18 - 11 Shkurt, 2020

Në festivalin  “Sanremo 2020”  u ngjit në skenë edhe një prezantuese shqiptare. Moderatorja Alketa Vejsiu, ka qenë njëra ndër prezantueset e natës së dytë. E ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon, Iris Luarasi aktiviste e të Drejtave të Grave, ka folur për performancën e Alketa Vejsiut në “Sanreamo 2020”.

Gjatë bisedës në studio Luarasi theksoi se është më e rëndësishme të shihet fenomeni. Më tej ajo u shpreh se nuk e kishte impresionuar shumë monologu i Alketa Vejsiut.

“Çfarë bëri Alketa ndryshe nga mijëra shqiptarë të tjerë?  Çfarë do të bënim ne të gjithë nëse Alketa nuk do të ishte grua, por do të ishte burrë. Me siguri do të reagonim ndryshe. Luarasi theksoi se gjuha e urrejtjes ndaj grave është një fenomen që i ndodh të gjithëve. Po të kishte qenë një prezantues burrë do të ishin më të butë me reagimet”, tha Luarasi.

Gjithashtu Luarasi theksoi se arritjet e femrave në pozitë nuk pranohen shumë lehtë.

Çfarë mendon për Alketa Vejsiun?

Luarasi: Është një vajzë e talentuar, është e bërë vetë. Por ka pasur fatin e madh që ka pasur mentore një grua si Vera Grabocka, pavarësisht inteligjencës së saj.

Mendon se monologun e ka realizuar vetë?

Luarasi: Nuk mendoj që Alketa ia ka lënë dikujt tjetër në dorë. Mund të jetë konsultuar me njerëz të tjerë edhe pse rezultoi se nuk ishte i duhuri. Kjo nuk mund të hedhë poshtë 30 vite karrierë.  

Sa i përket performancës së saj në “Sanremo”, Luarasi u shpreh se ajo ka menduar të përdori kartën e komunizmit edhe pse kjo nuk ishte pika më e fortë e saj. “Te gazetat italiane gjen pak ose aspak njerëz që e kanë kritikuar performancën e saj”, tha Luarasi.

Më tej ajo theksoi se një nga gjërat që i kanë lënë përshtypje negative ishte mënyra se si u soll me motrat Vjollca apo me statusin e Xhemi Shehut, veprim me të cilin tregoi që ishte një vajzë e vogël.

Sa i përket mënyrës se si prezantoi në “Sanremo 2020” dhe Festivalit të Këngës në RTSH, Luarasi tha se duhet të ishte më modeste në Festivalin e Këngës në RTSH dhe jo të bënte vetëm show për të treguar që është njeriu i vetëm që di ti bëjë të gjitha sepse publiku nuk është injorant. Skena e Radio Televizionit Shqiptar nuk ishte vendi i duhur që Alketa të tregonte se di ti bëjë të gjitha”, u shpreh Luarasi.

Në përfundim të bisedës Iris Luarasi theksoi se është shumë me rëndësi që në botën e sotme të marketimit Alketa mund të jetë krenare për veten./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!