“Gjuha e Metës, gjuhë e të fortit”, Ergys Mërtiri: Sjellja e tij tregoi se nuk i njeh institucionet

schedule20:20 - 24 Tetor, 2024

schedule 20:20 - 24 Tetor, 2024

TIRANË- Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në “Real Story”, tha se të gjithë prisnin se një ditë, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta do të përfundonte në duart e drejtësisë për të dhënë llogari për veprimtaritë e tij.

Ai theksoi se problemi, që kanë politikanët në Shqipëri, është fakti se nuk shkojnë denjësisht për t’u përballur me drejtësinë, por përpiqen të bëjnë karshillëk të panevojshëm.

Gjuha që ka përdorur Meta ndaj kreut të SPKA tha Mërtiri është një gjuhë e të fortit, e cila në thelb përcolli mesazhin se ai personalisht nuk i njihte institucionet e drejtësisë.

“Të gjithë prisnin, që mos sot apo nesër, ai do shkonte një ditë aty ku është tani. Problemi është se nuk shkojnë denjësisht të përballen me drejtësinë, por përpiqen të tërhiqen zvarrë. Tërheqja zvarrë nuk ishte nga policia, por ishte e tija, ai zvarriti këmbët dhe ata e morën zvarrë. E gjithë gjuha që ka përdorur Meta gjatë kësaj kohe, gjuha e të fortit dhe gangsterske, me të cilët ai drejtohet kreut të SPAK është një gjuhë që nuk i njeh institucionet. Të njëjtën skenë besoj e ke ka bërë edhe në makinë. Ata e dinë se do të përfundojnë keq. Mendoj se në thelb, si Meta dhe të tjerët kanë problem delirin.”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!