“Gjuajta për qejf”, 49-vjeçari qëllon me armë në mes të fshatit

schedule17:08 - 27 Prill, 2022

schedule 17:08 - 27 Prill, 2022

“Gjuajta për qejf”, kështu është justifikuar para policisë 49-vjeçari L.B nga Dragoti i Belshit.

Pas të shtënave më armë në Dragot të Belshit, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, pas raportimeve të banorëve, dhe në momentin që ka mbërritur policia në vendgjarje, L.B është justifikuar se ka qëlluar për qejf dhe se arma ishte e babait të tij B.B dhe e kishte me leje.

Policia ka sekuestruar armën e gjahu në cilësinë e provës materiale.