Gjonaj: Paralajmërim për pushim nga puna kreut të hipotekës Lushnje

schedule17:57 - 5 Dhjetor, 2018

schedule 17:57 - 5 Dhjetor, 2018

Ministrja e Drejtesisë, Etilda Gjonaj, në cilësinë e drejtueses së njesisë antikorrupsion, njoftoi sot se pas një kontrolli të ushtruar në Zyrën e Hipotekës në Lushnje, drejtori i kësaj zyre dhe 5 punonjës u paralajmëruan për largim nga puna.  

Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë: “Task Forca antikorrupsion ka vijuar edhe gjaë 2 javëve të kaluara, me kontrolle dhe inspektime në një sërë instuticionesh dhe agjensish, për të cilat ka pasur denoncime nga qytetarët për korrupsion apo abuzim me detyrën. Gjatë javës së kaluar task forca antikorrupsion ka zhvilluar një kontroll në zyrën e rëgjistrimit të pasurive të paluajtshme në Lushnje. Nga ky kontroll janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe parregullsish veçanërisht në respektimin e afateve të përfudnimit dhe tregtimit. Po ashtu janë konstatuar shkelje të urdhërave dhe rregulloreve lidhur me organizimin e brendshëm të punës si dhe bashkërendimin me ALUIZNI-n për procedurat apo kufizimet që zbatohen për efekt të kufizimit të pasurive të legalizuara. Për shkeljet e konstatuara bazuar në raportin përfundimtar të grupit të kontrollit, task forca antikorrupsion ka rekomanduar dhënien e masave disiplinore, vërejtje me paralajmërim për regjistruesin e ZRPP Lushnje si dhe për 5 specialistë të po kësaj zyre. Gjatë javëve të fundit nga strukturat e policisë së shtetit janë evidentuar 15 vepra penale në fushën e korrupsionit me 20 autorë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!