Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, vizitoi të enjten Qendrën e Zhvillimit në Korçë, institucion ku trajtohen persona me aftësi të kufizuar fizike dhe mendore. Në ditë të tilla theksoi ministrja, kuptojmë që ka nevojë të dhurojmë më shumë dashuri dhe vëmendje për kategoritë në nevojë në çdo ditë të vitit. “Qeveria shqiptare do të shtojë mbështetjen ndaj grave të dhunuara dhe të gjitha shtresave në nevojë. Në vitin 2018 do të ketë më shumë angazhime dhe mbështetje nga qeveria shqiptare për këto shtresa”, tha Gjonaj. Sipas ministres, politikanët duhet të vizitojnë të paktën një herë në muaj këto institucione për të prekur dhe adresuar problemet e personave që trajtohen në to./abcnews.al
Gjonaj në qendrën e zhvillimit Korçë
schedule22:29 - 28 Dhjetor, 2017
schedule 22:29 - 28 Dhjetor, 2017