Gjonaj në burgun e grave: Rëndësi rehabilitimi pas dënimit

schedule15:38 - 29 Dhjetor, 2017

schedule 15:38 - 29 Dhjetor, 2017

Një festë në prag të ndrrimit të viteve është organizuar në burgun e grave 325 në Tiranë. Ministrja e Drejtësië Etilda Gjonaj e cila mori pjesë në këtë aktivitet  u shpreh se puna është qeverisë është përqendruar jo vetëm në krijimin e kushteve në burgje por edhe në rehabilitimin e grave që përfundojnë dënimin.

Si çdo vit merr ngjyrat e festave të fundvitit edhe burgu i grave 325 në Tiranë.

Janë rreth 100 gra që kanë kryer vepra të ndryshme penale nga mashtrimi deri në vrasje. Por të gjitha e kanë të drejtën të jetojnë të barabarta pas vuajtjes së dënimit. Përpjekjet për tia arritur kësaj I mori  përsipër edhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj.

Dy deputetet Vasilika Hysi dhe Elona Gjebrea bënë krahasimin me një vit më parë.

E shoqëruar edhe nga drejtori i përgjithshëm i burgjeve Arben Çuko ministrja shpërndau dhurata për fëmijët e grave që vuajnë dënimin në  Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Ali Demi . Ndonëse për secilin prej këtëyre fëmijëve të moshave të ndryshme, dhurata më me vlerë që morën për festën e fundvitit është takimi me nënën./abcnews.al