Gjonaj: Ndryshimet në Kodin Penal nuk kanë në thelb ndëshkimin, por mbrojtjen e qytetarëve

schedule14:48 - 16 Prill, 2020

schedule 14:48 - 16 Prill, 2020

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj  këtë të enjte në seancën plenare ka theksuar se masat e propozuara per amendim ne Kodin Penal nuk kane ne thelb ndëshkimin, por mbrojtjen e jetëve njerëzore.

Ndër të tjera në fjalën e saj ministrja ka vlerësuar masat e marra ne sallen e Kuvendit masat e marra per menaxhimin e situates lidhur me koronavirusin ne vend.

Gjonaj ndër të tjera ka theksuar se e gjithë bota është në një situatë të pazakontë jo vetëm Shqipëria.

“Është e vërtetë që jemi në javën 6 të kësaj epidemie por po e përballojmë me qetësi dhe eficensë. Masat e marra nga qeveria dhe ministira e Shëndetësisë ishin të duhurat. Edhe ministria e Drejtësië mori disa masa për lirimin e të burgosurve me rrezikshmëri të ulët, në përgjigje të përballimit të situatës. Lirimi i tyre ul popullimin në burgje. Puna e tyre vështirësohet kur lajme të rreme përhapen nga media të ndryshme për raste Covid 19 në burgje, iu bëj thirrje për maturi, pasi lajme të tilla sjellin panik tek të dënuarit dhe familjarët e tyre. Propozimet në kod nuk kanë në thelb ndëshkimin e qytetarëve, por mbrojtjen e jetës së qytetarëve, këto ndryshime duhet të ishin bërë më parë sin ë shumë vende të tjera”, është shprehur ministrja e Drejtësisë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!