Gjonaj i përgjigjet “VOA”-s: Qasje të gabuar me të dhënat e dosjes hetimore

schedule15:28 - 16 Janar, 2019

schedule 15:28 - 16 Janar, 2019

Zëri i Amerikës nuk mori në konsideratë qëndrimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe as argumentet që prezantoi lidhur me procedurat e testimit të punonjësve të rinj në Policinë e Burgjeve. Kështu ka deklaruar ministrja Etilda Gjonaj, e cila del përsëri përpara publikut për të përgënjeshtruar reagimin e dytë të Zërit të Amerikës.

“Besoj se do të ishte korrekte që Zëri i Amerikës në bazë të këtyre indicieve të verifikohte dosjen e procedurave të testimit të punonjësve të Policisë së Burgjeve, për të parë nëse interesimi legjitim i deputetëve për çështje të caktuara të personelit të Policisë së Burgjeve është përkthye apo jo në mënyrë apo në shkelje të të drejtave të atyre që kanë marrë pjesë në testim dhe që u takonte vendi sipas ligjit dhe meritës së tyre. Pavarësisht nga ajo se çfarë kanë biseduar personat përkatës në ato biseda të përgjuara dhe interesimi i deputetëve nuk ka asnjë lidhje me procesin apo me rezultatet e rekrutimit të punonjësve të Policisë së Burgjeve. Theksoj dhe një herë se procesi ka qenë tërësish transparent dhe i hapur për të gjithë qytetarët e interesuar. Procedurat janë zbatuar në mënyrën më të përpiktë dhe çdo hap i ndjekur është lehtësish i verifikueshëm edhe sot kur kanë kaluar më shumë se 8 muaj nga ky proces”, tha Gjonaj/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!