Gjonaj: Gjyqtarët që dënuan me 25 vjet burg Dajtin të procedohen nga KLGJ

schedule14:11 - 10 Shkurt, 2019

schedule 14:11 - 10 Shkurt, 2019

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që pranoi kërkesën e Dritan Dajtit për gjykim të shkurtuar duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burg. Gjonaj njoftoi se do i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për procedimin e trupës së gjyqtarëve që dha vendimin.

Vendimi i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda për pranimin e gjyaktimit të shkrtuar ndaj Dritan Dajtit është skandaloz dhe i papranueshëm. Kështu u shpreh Ministrja e  drejtësisë, Etilda Gjonaj,  duke e ciluar si vendim të paprecedent për Dajtin, i cili 10 vite më parë vrau 4 efektiv të policisë së shtetit.

 “Vendimi i trupës së gjyqtarëve për pranimin e gjykimit të shkurtuar dhe uljen e dënimit me 25 vjet për një të pandehur që akuzohet për vrasjen e 4 policëve tregon qartë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshtim me Kodin e procedurës penale.

Prej 48 orëve kemi punuar intensivisht për të adresuar një skandal të papranueshëm të përmasave të tilla të patolerueshme të gjyqtarëve që kanë dhënë vendimin tërësisht në kundërshtim me ligjin për personin e akuzuar për vrasjen e 4 policëve”.

Gjonaj nuk u ndal vetëm te deklarata e fortë, por kërkoi edhe procedim displinor për 5 gjyqtarët Apelit për Krimet e Rënda, të cilët ndryshuan vendimin për Dajtin.

“Ministria e Drejtësisë do t’i drejtohet KLGJ-së për të marrë masat e menjëhershme për procedimin disiplinor të gjyqtarëve lidhur me këtë rast të paprecedent të shkeljeve në kundërshtim me çdo standard të gjykimit të shkurtuar dhe procesit penal.

Pasuria është një element i rëndësishëm për t’u vlerësuar nga institucionet e vettingut por mbi të gjitha i kërkoj Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe ONM-së që në vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të fokusohen në elementë të tillë që çdo gjyqtar ose prokuror me vendimmarrjen e tyre kanë mundësuar që grupet kriminale t’i shpëtojnë forcës së ligjit”.

Ministrja e Drejtësisë shprehu mbështetje për prokurorinë në ankimimin e bërë në Gjykatën e Lartë për ndyshimin e vendimit të dhënë nga Apeli i Krimeve të Rënda.

“Mbështes prokurorinë në ankimimin në Gjykatën e Lartë me qëllim që parregullsitë e procesit në apel të rivendosin drejtësinë në vend.

Qytetarët shqiptarë meritojnë një sistem drejtësie ku gjyqtarët dhe prokurorët me kurajo, përgjegjshmëri dhe në zbatim të ligjit të marrin vendime të drejta të pandikuara nga asnjë lloj rrethane tjetër dhe të japin drejtësi!”.

Dritan Dajti ka vuajtuar deri më tani 10 vite burg por, të gjithë këtë kohë e ka kryer në paraburgim që llogariten me rreth 15 vite. Në gusht të 2009, Dajti akuzohet nga prokuroria për vrasjen e ish-oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Saimir Duçkollarri gjatë një shkëmbimi pranë pistës Iliria në Palzhin Durrësit./abcnews.al