Gjonaj dhe Vlahutin në inaugurimin e burgut të Reçit, investim i BE-së

schedule13:34 - 2 Gusht, 2018

schedule 13:34 - 2 Gusht, 2018

Në përfundim të projektit për ndërtimin e burgut të Reçit, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u shoqërua nga ambasdorja e BE-së, Romana Vlahutin. Investimi europian sipas kësaj të fundit nuk ka në thelb ndërtesat e bukura, por funksionalitetin e tyre.

Nuk u diskutua në asnjë moment prangosja e peshqve të medhenj. Në ditën e përurimit të burgut të Reçit, inspektimin e bëri ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Ivestimi, që kap shifrën 14.3 milionë, financim ky i Bashkimit Europian, e quajtën të rëndësishëm, me cilësi dhe garantues jo vetëm i infrastrukturës së nevojshme, por edhe sigurisë dhe respektimit të të drejtëve të njeriut.

Sipas ministres Gjonaj, burgu i Reçit do të jetë jo vetëm vendi ku të dënuarit do të vuajnë dënimin, por edhe mundësia e tyre për rehabilitim përmes ndjekjes së kurseve profesionale apo punës.

“Hapja e këtij institucioni të ri për vuajtjen e dënimit me një kapacitet prej 780 personash do të përmirësojë në mënyrë të ndjeshme uljen e mbipupullimit. Investimet në infrastrukturën e burgjeve janë vetëm një nga shtyllat të cilat ne po zbatojmë reformat në sistemin penitenciar. Nga ana tjetër zbatimi i reformës është i fokusuar edhe në masën për rehabilitimin dhe integrimin e mëpasshëm në shoqëri të të dënuarve. Po forcojmë masat antikorrupsion brenda forcave të burgjeve”, u shpreh Gjonaj.

Një ndër aktivitetet e fundit ky i ambasadorës në largim Romana Vlahutin, projekt të cilin deklaroi se e kishte përzemër.

“Puna për të drejtat e njeriut dhe ndihma jonë për policinë, investimet tona koleksionale dhe gjithashtu në kufi përbëjnë një rreth të plotë të partneritetit tonë dhe mbështetjes që BE jep për shtetin e së drejtës në Shqipëri. Jo vetëm të kemi mjedise dhe ndërtesa, por të ndërtojmë një sistem i cili përngjason me standardet e BE-së”, tha ajo.

Investimi në burgun e Reçit i vjen në ndihmë dhe Bashkisë së Malësisë së Madhe, sipas saj, pasi ka rreth 400 të punësuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!