Gjoka: Migjeni, “dashnor” i fjalës që i dhuroi liri letërsisë moderne

schedule16:20 - 26 Gusht, 2019

schedule 16:20 - 26 Gusht, 2019

81 vite pa Migjenin, por forca vargjeve poetike shkruar 1 shekull më parë mbetet aktuale në çdo kohë. Studiuesi Behar Gjoka në veprën dedikuar “Migjenit”  vlerëson lirinë që i dhuroi fjalës shënjuesi i letërsisë moderne.

Edhe pse kanë kaluar 81 vite prej ndarjes nga jeta e shkrimtarit që modernizoi letërsinë shqipe Millosh Gjergj Nikolla ai mbetet ndër më të kërkuarit  në libraritë e kryeqytetit.

Sipas studiuesit Migjeni me veprën e tij ka shënuar edhe absurdin e pranimit dhe mohimit në kalvarin e sistemeve. Vargjet e thurura prej tij një shekull më parë tingëllojnë aktuale edhe sot.

Behar Gjoka i njeh meritat si poet dhe prozator, por forcën e vargut poetik e vlerëson më së tepërmi. Studiuesi Behar Gjoka i ka dedikuar veprën “Migjeni në pakohësi” dhe këtë e lidh me aktualitetin e që ai përcjell në çdo kohë.

Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh në prozë e poezi./ABC News Albania 24/7