Gjobë dhe sekuestrim makine, ylli i Manchester City nuk falet nga policia

schedule19:36 - 24 Shkurt, 2021

schedule 19:36 - 24 Shkurt, 2021

Benjamin Mendy është gjobitur me rreth 1 mijë sterlina dhe i kanë hequr 6 pikë nga patenta, pasi e ka ngarë makinën e tij Lamborghini pa pasur dokumentacionin e duhur, licencë dhe siguracion.

Policia e ka ndalur, teksa ai ngiste makinën që kushton 475 mijë sterlina dhe si ajo në gjithë botën ka vetëm 900 copë. Bëhet fjalë për një Lamborghini SVJ, që i kap 60 km/h për 3 sekonda.

Francezit, i cili luan në Premier League me Manchester City, i është sekuestruar makina dhe për ta tërhequr mbrapsht i duhet të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm. /abcnews.al