Gjobë deri në 600 euro për personat mbi 14 vjeç që nuk vaksinohen kundër Covid në Austri

schedule08:27 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 08:27 - 6 Dhjetor, 2021

Austria do të gjobisë me 600 euro të gjithë personat mbi 14 vjeç që nuk  vaksinohen kundër Covid-19. Të përjashtuar do të jenë fëmijët nën 14 vjeç, nënat shtatzëna, personat që janë rikuperuar nga Covid-19 deri në gjashtë muaj pas një testi pozitiv dhe ata që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore.

Por qeveria tha se gjoba mund të arrijë edhe 3600 euro. Nga 15 shkurti të gjithë qytetarët në Austri do të duhet të vaksinohen.  Gjithashtu, rikujtojmë se 28,423 certifikata vaksinimi janë të pavlefshme  në Austri, pasi vlefshmëria e tyre fillimisht nga 360 ditë, është reduktuar në 270.

Austria ka qenë në një bllokim global që nga mesi i nëntorit, bllokim që pritet të zgjasë deri të dielën më 12 dhjetor. Shteti i Austrisë së Epërme ka njoftuar tashmë se do të zgjasë kohëzgjatjen e bllokimit me të paktën një javë.

Numri i rasteve ka shënuar rënie  në dy javët e fundit. Austria regjistroi 5192  raste në 24 orë./abcnews.al