Gjobë 21 000 euro shokut të tyre, kush janë të arrestuarit në Tiranë

schedule15:04 - 13 Janar, 2020

schedule 15:04 - 13 Janar, 2020

Policia arrestoi sot dy persona tek Fusha e Aviacionit në Tiranë me akuzën e gjobvënies.

Të arrestuarit janë Nikolin Fili i njohur edhe me emrin Aldo Tafa si edhe Eugen Liçi, i njohur ndryshe si Gentian Goxhaj (Vasili).

Të dy ata u kapën teksa i kishin vendosur gjobë 21 mijë euro ish-shokut të tyre Alvaro Saliaj me pretendimin se ai ua kishte borxh.

Tre të rinjtë kanë patur probleme jashtë shtetit me njeri-tjetrin.

Lexo edhe: KAPET/ Duhej të ishte në arrest shtëpie, i dënuari vendos lirshëm gjoba në Tiranë

Siç njofton policia, Eugen Liçi kishte masë sigurie “arrest shtëpie”, por kjo nuk e pengonte që të vendoste gjoba në Tiranë.

“Si rezultat i operacionit, në afërsi të Fushës së Aviacionit, është bërë i mundur bllokimi i automjetit me të cilin qarkullonin dy shtetasit e dyshuar N. F. alias A. T., 37 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe E. L. alias G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, i kërkuar në Itali, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhër-arresti, për kryerjen e veprave penale “Bashkëpunim kriminal, me qëllim trafik droge”, njofton policia.

Ata u kapën brenda një makinë me fenelina dhe sirenë policie.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!