Gjobë 10.000-20.000 lekë dhe bllokim makine nëse shkel urdhrin për të mos lëvizur në këmbë pas orës 18.00

schedule21:29 - 16 Mars, 2020

schedule 21:29 - 16 Mars, 2020

Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi më i ri i kryeministrit Edi Rama për ndalimin e lëvizjes së këmbësorëve pas orës 18:00, si një masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Sipas vendimit qytetarët që kapen duke lëvizur në rrugë në orarin e përcaktuar nga qeveria, do të gjobiten me 10 mijë lekë të rinj, si dhe do t’iu bllokohet makina 3 muaj.

Ndërkohë, gjoba për ata që grumbullohen në sheshe publike është 200 mijë lekë të vjetra si dhe bllokim të automjetit për tre muaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!