Gjoba për mungesat/ Gjikondi: Shumë deputetë të zgjedhur në mënyrë të padrejtë janë të papërgjegjshëm ndaj detyrës

schedule13:24 - 12 Gusht, 2024

schedule 13:24 - 12 Gusht, 2024

Mungesat në seancat plenare ju kanë kushtuar para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës nuk ju kanë shpëtuar gjobave edhe për muajin e fundit të sesionit parlamentar.

Me heqje të pagës nga 10 mijë deri në 60 mijë lekë, ligjvënësit e Kuvendit janë penalizuar për mos prezencën në seancat plenare dhe komisionet.

Lidhur me këtë ka folur në “Tirana Live”, analistja Brizida Gjikondi, e cila ka deklaruar se mungesa e deputetëve nuk justifikohet, pasi përkushtimi i tyre është i vakët ndaj detyrës.

Ajo ka theksuar se shumë deputetë zgjidhen në mënyrë të padrejtë dhe kjo dallohet dhe te performanca e tyre.

“E shikoj si diçka jo morale, sidomos për mazhorancën, e cila kishte numrin më të madh të gjobave, pasi deputetët e saj kishin numrin më të madh të mungesave. Nuk besoj se mund të justifikohet kjo gjë, por vetëm për raste të veçanta. Po të shikosh emrat e mazhorancës që kishin munguar, janë emra simbol të asaj partie, nga sekretar të përgjithshëm dhe shumë deputetë të tjerë. Mendoj që korriku ka qene raportimi i shumë institucioneve të pavarura përpara parlamentit shqiptar, por mos të harrojmë ky është viti i fundit i këtij parlamenti, sepse vitin tjetër kemi zgjedhjet parlamentare. Edhe ndjehet një përtaci, përkushtim i vakët i deputetëve shqiptar për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. Për mendimin tim lë për të dëshiruar.

Unë e ndoqa listën, thyente rekordin zonja Nebiaj ose zonja Ulliri. Si zonja Nebiaj që ka qene zgjedhje personale e zotit Basha, dhe zonja Ulliri dhe shumë emra të tjerë, që po të lexosh listën e kupton, që për sa kohë t’i zgjidhesh në mënyrë të padrejtë, për merita personale dhe jo për arsye që i di kryetari, patjetër ti do të jesh i papërgjegjshëm ndaj detyrimeve që ke, ndaj shqiptarëve dhe parlamentit shqiptar”, u shpreh Gjikondi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!