Vijojnë kontrollet nga policia për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Policia e Durrësit bën me dije se nga 1 deri në datën 10 mars, 150 qytetarë janë gjobitur pasi janë konstatuar pa maska mbrojtëse, ndërsa u është hequr leja e drejtimit 11 shoferëve të cilët sipas uniformave blu kanë qarkulluar jashtë fashës orare për mbyllje dhe pa autorizim përkatës.
Sakaq kontrollet kanë vijuar në të gjitha akset rrugore për menaxhimin e trafikut si edhe evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndërkohë nga data 1 deri në 10 mars janë evidentuar 293 masa për parakalime të gabuara.
Ndërsa 35 masa administrative për përdorimin e celularit, 4 masa a për shkelje të semaforit dhe 46 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Sakaq gjatë kontrolleve të ushtruara me drager janë pezulluar 8 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Informacion- Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, në të gjithë qarkun e Durrësit, për monitorimin e zbatimit të masave anti-Covid.
Shërbimet e Policisë Rrugore, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia, si dhe ruajtjen e distancës fizike në mjet.
Në këtë kuadër, shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë kontrolluar mjete të transportit publik dhe privat, për zbatimin e këtyre masave.
Nga data 1 deri në datën 10 mars, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 12.10.2020, për “Mosvendosjen e barrierave mbrojtëse (maska) jashtë shtëpisë”, gjatë kontrolleve të ushtruara në mjete të transportit publik dhe privat, janë ndëshkuar me masë administrative 150 qytetarë që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse, ndërsa në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, iu është tërhequr leja e drejtimit 11 drejtuesve që janë konstatuar duke qarkulluar me mjet jashtë fashës orare për mbyllje, pa autorizimin përkatës.
Gjithashtu, shërbimet janë angazhuar maksimalisht duke ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Nga data 1 deri në datën 10 mars janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas që drejtonin mjetet në mënyrë të parregullt.
Në të gjithë qarkun e Durrësit, janë vendosur 293 masa administrative për parakalime të gabuara.
335 masa administrative për përdorimin e celularit.
4 masa administrative për shkelje të semaforit.
46 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Gjatë kontrolleve të ushtruara me drager janë pezulluar 8 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, pasagjerët dhe këmbësorët që të vendosin maskat mbrojtëse dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
/abcnews.al/