Gjoba e Metës në ditëlindjen e Bes Kallakut, Rama: Shembull skandaloz dhe shfaqje e pështirë

schedule11:52 - 24 Nëntor, 2020

schedule 11:52 - 24 Nëntor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për gjobën e vënë ndaj presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, pasi morën pjesë në ditëlindje e aktorit Bes Kallaku.

Gjatë një prononcimi për mediat, Rama e cilësoi si një shfaqje të pështirë jo vetëm karshi ligjit por edhe ndaj shëndetit.

Unë nuk vendos masa. I vendos  Komiteti i Ekspertëve dhe as nuk monitoroj zbatimin e masave. Më duket e pamundur të jap përgjigje. Shembulli më skandaloz i shkeljes së ligjit nga presidenti zonja e parë dhe gjithë çeta e tyre. Ndërkohë që është shumë e qartë për të gjithë se nuk mund të ketë grumbullime më shumë se 10 persona dhe nuk mund të bëhen festa e dasma e deri edhe ceremonitë e dhimbshme mortore me më shumë se familjarët. Na shfaqe në një spektakël të pështirë të karshillëkut jo vetëm me ligjit por edhe me vetë shëndetin e të tjerëve në rast se nuk janë të interesuar për shëndetin e tyre. Më shumë s kaq nuk ka parë ndonjë gjë të veçantë, shëndeti është mbi të gjitha dhe sot nuk ka asnjë aktivitet politik, përfshirë edhe ato elektorale që të diskutohen ne rëndësi mbi shëndetin. Nuk jemi në fushatë thjeshtë na duhet të ndalojmë grumbullimet me më shumë se 10 veta. Duhet që të gjithë të bëjmë çmos që të shmangim daljet e panevojshme nga shtëpia”, tha Rama.

I ftuar në “Log.” përballë Endri Xhafos në ABC, Meta tha se nuk merret me vendime të tillë të nxitura nga Rilindja duke e quajtur një budallallëk gjobën e vendosur ndaj tij pasi kishte zbatuar të gjitha masat anti-Covid. g.v/abcnews.al