Gjoba 50 mijë lekë për çdo person për të cilin bizneset nuk aplikojnë për pagën e luftës

schedule20:09 - 29 Maj, 2020

schedule 20:09 - 29 Maj, 2020

Të gjitha subjektet që nuk kanë aplikuar për punonjësit e tyre për të përfituar pagesën prej 40 mijë lekësh do të gjobiten me 50 mijë lekë për çdo aplikim që nuk kanë realizuar. Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj ka deklaruar se të gjitha bizneset kanë afat që të aplikojnë deri në 5 qershor ose në të kundërt do të përballen me penalitete.

“Kjo paktë ka ecur në fillim shumë mirë, por me kalimin e kohës një numër i madh biznesesh nuk po aplikonte. Për këtë arsye ka dalë një akt-normativ që  penalizon bizneset që nuk aplikojnë për të punësuarit e tyre”, u shpreh ajo.

Numri i personave të larguar nga puna që pritet të përfitojnë nga zgjatja e afatit deri në 17 maj rezulton të jetë rreth 63 mijë.

“Numri i punonjësve që nuk kanë përfituar për këtë shkak, me paketën e zgjeruar është rreth 63 mijë”, theksoi ai

Shërbimet s janë sektori më i prekur nga pandemia duke pasur edhe numrin më të lartë të personave të larguar nga puna e ndjekur nga tregtia dhe sektori prodhues ku përfshihen fasonët dhe call-center

“Sektorët më të prekur janë sektori i shërbimeve. Janë rreth 7 mijë të punësuar të larguar nga tregtia dhe brenda shërbimeve është edhe sektori i call-center i cili ka larguar rreth 3700 individë. Edhe sektori i prodhimit ka pasur ngadalësim, rreth 12 mijë të punësuar janë të larguar nga sektori i prodhimit.

Sipas administratës së tatimeve përfitues nga pagesa prej 26 mijë lekësh janë 65 mijë individë të cilët kanë marrë dy këste  dhe në fillim të Qershorit do të marrin pagën e tretë./abcnews.al