GJKKO do thërrasë Shkëlzenin/ Jo për boronicat, por për shpërthimin e Gërdecit

schedule15:18 - 3 Tetor, 2023

schedule 15:18 - 3 Tetor, 2023

TIRANË- GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për të thirrur 71 dëshmitarët, përfshi Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku i pandehur është marrë ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija, teksa po ndjek nga afër zhvillimet thotë se Mediu akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim në kuadër të zinxhirit komandues ushtarak në lidhje me çmontimin e municioneve në punishten e Gërdecit.

Ndërkohë, familjarët e viktimave të Gërdecit kanë kërkuar që në gjyqin për Fatmir Mediun të merret edhe dëshmia e 12 personave të tjerë, por gjykata nuk e pranoi një gjë të tillë.

Ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë Berisha kërkoi të pyeten 90 dëshmitarë, përfshirë figura të huaja ushtarake dhe politike, por kjo kërkesë gjithashtu u hodh poshtë nga gjykata. Mes figurave, që kërkoi Mediu si dëshmitarë në procesin e “Gërdecit” ishin ish-zëvendës sekretari amerikan i Mbrojtjes në periudhën 2006-2009 Gordon England dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë dhe Italisë./n.m.abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!