Pedro i ka dhënë fund aventurës me Chelsea. Sulmuesi anësor spanjoll, ishte në vitin e fundit të kontratës dhe do të largohet pas pesë sezoneve nga “Blutë e Londrës”.
Autori i dy golave në këtë sezon, me anë të një postimi në “Instagram”, i përshëndet të gjithë dhe i uron më të mirat ekipit anglez.
“Falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen që keni dhënë këto vite, falënderoj klubin për mundësinë që më dha të isha pjesë e këtij ekipi dhe të gjithë shokët e skuadrës.
Do të jeni gjithmonë në zemrën time. Luftoni fort të fitoni FA Cup tani“, deklaron 32-vjeçari nga Tenerife, i cili ka fituar Botërorin dhe Europianin me Spanjën. /abcnews.al