Aktori i famshëm İbrahim Çelikkol që shqiptarët e njohin nga seriali “Dashuri Bardh e Zi” në rolin e Ferhat, është bërë baba për herë të pare para dy vitesh. Bashkëshortja e tij solli në jete një djalë, të cilit i vendosën emrin Ali.
Mirëpo, aktori është shumë diskret përsa i përket jetës së tij private. Së fundmi, ai ndodhet me pushime në Kapadokia dhe ka publikuar si rrallëherë një foto teksa puthet me bashkëshorten e tij, Mihre Mutlu Çelikkol.
“Ferhat” e shoqëroi foton e tij me një emoji duke i treguar asaj që ajo është bota për të, ndërsa bashkëshortja e tij komentoi në foto emoji në formë zemre./abcnews.al
View this post on Instagram