Ishte një sezon për t’u harruar. Pas dështimit të Julian Ahmatajt dhe Erbim Fagut, në krye të pankinës së Tiranës, bordi i kryeqytetasve ka vendosur t’i besojë tashmë pankinën, njënjeriu me eksperiencë dhe që e njeh goxha mirë “terrenin” futbollistik shqiptar.
Bëhet fjalë për Bledi Shkëmbin, me 44-vjeçari, i cili ka drejtuar një sërë ekipesh më herët në karrierën e tij, si KF Liria e Ballkani, në Kosovë, dy herë Teutën dhe një herë Dinamon, në elitën e Superiores dhe së fundmi ishte në krye të Kombëtares së 17-vjeçarëve të Shqipërisë.
Njoftimi për emërimin e Shkëmbit në krye të pankinës erdhi nga vetë klubi i Tiranës, me “Bardheblutë” që njoftuan tifozët për këtë vendim, me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar, në rrjetet sociale. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i klubit të Tiranës: