Gjithçka zyrtare, “Rrogozhinasit” sjellin një tjetër lituanez në Superiore

schedule12:56 - 20 Janar, 2024

schedule 12:56 - 20 Janar, 2024

Janë padyshim një nga klubet, më aktive në merkato, përsa i përket Superiores. Pas 5 largimesh dhe 5 afrimesh, “Rrogozhinasit” e Egnatias kanë prezantuar mesditën e kësaj të shtune, një tjetër lojtar, i cili pritet të jetë shumë i nevojshëm, për pjesën e mbetur të këtij sezoni, ku “Zijeshilët” janë ndër favoritët për fitimin e kampionatit.

Bëhet fjalë për anësorin e talentuar lituanez, Jouzas Lubas, i cili shihet te kampionët në fuqi, të Kupës së Shqipërisë si zëvendësuesi përfekt i bashkëkombasit të tij, “bomberit” Gytis Paulauskas, me këtë të fundit, që u transferua vetëm pak ditë më parë, tek ukrainasit e Kolos Kovalivka, për shifrën e 200 mijë eurove.

Njoftimi për transferimin e Lubas erdhi nga vetë klubi, me këta të fundit, që me anë të një postimi, në profilin zyrtar, të skuadrës, në rrjetin social “Facebook”, lajmëruan tifozët e “Rrogozhinasve”, për transferimin e 21-vjeçarit, të sulmit. /i.m /abcnews.al 

Postimi i plotë i klubit: