Tashmë gjithçka është zyrtare, me “gjigantët” francezë, të Olympique Marseille, që kanë arritur të forcojnë repartin e parapvijës, me një lojtarë, me goxha eksperiencë, në futbollin evropian, si në kampionatin gjerman të futbollit, Bundesliga, ashtu edhe në kampionatin zviceran të futbollit, nga ku është transferuar në Ligue 1.
Bëhet fjalë për anësorin zvicerian të mbrojtjes, Ulisses Garcia, me 28-vjeçarin, i cili është transferuar nga “gjigantët” zviceranë të futbollit, Young Boys, te francezët e Olympique Marseille, me këta të fundit, që kanë shpenzuar vetëm 4 milionë euro, për shërbimet e një lojtari goxha të fuqishëm, në krahët e mbrojtjes.
Ndërkaq, kujtojmë se Ulisses Garcia ishte një nga lojtarët kryesorë në formacionin titullar, të zviceranëve, të Young Boys, ku deri para largimit nga këta të fundit zhvilloi plot 24 përballje në fushën e blertë, ku arriti të gjejë vetëm 1 herë rrugën e rrjetës, si dhe të asistojë plot 5 herë shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al