Gjithçka zyrtare, Flamurtari rikthen “të shkuarën” në stolin e skuadrës

schedule13:36 - 28 Nëntor, 2023

schedule 13:36 - 28 Nëntor, 2023

Vetëm 24 orë pasi, “kuqezinjtë” e Flamurtarit i dhanë “lamtumirën”, teknikut Emiljano Çela, pas humbjes 2 me 0, ndaj “ballshiotëve” të Bylisit, “vlonjatët” kanë bërë publik emrat trajnerit të ri, si dhe zëvëndes trajnerit të ri të skuadrës.

Me anë të një njoftimi, të shpërndarë në profilin zyrtar të klubit, në rrjetet sociale, bordi i Flamurtarit ka njoftuar se tekniku i ri do të jetë ish-tekniku i “kuqezinjve”, Dritan Resuli, ndërsa zëvëndësi i tij në pankinë do të jetë ish-lojtari i “vlonjatëve”, Dimtar Bicaj.

Ndërkaq, është mësuar gjithashtu, se menjëherë pas firmosjes së kontratës, Resuli dhe Bicaj kanë nisur menjëherë nga puna me objektivin e klubit që mbetet i njëjtë, rikthimi i Flamurtarit në Kategorinë Superiore. /i.m /abcnews.al 

Njoftimi i klubit: