Pas 11 viteve pjesë e “bluve” të Chelsea, mbrojtësi spanjoll, Cesar Azpilicueta i dha ditën e sotme lamtumirën, “londinezëve” të tij, për të nisur një “aventurë” të re në Kampionatin spanjoll të futbollit, La Liga.
“Veterani” 33-vjeçar do të veshe fanellën “bardhekuqe” të Atletico Madrid, me ish-kapitenin e Chelsea, që ka rënë dakord për nënshkrimin e një kontrate 1-vjeçare me klubin e 2-të më të mirë në Madrid.
Ndërkaq, kujtojmë se për të siguruar shërbimet e Azpilicueta, Aletico Madrid mundi në “garë”, “zikaltërit” e Inter, teksa faktor kyç ishte dhe dëshira e familjarëve të mbrojtësit, për t’u rikthyer në Spanjë. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i klubit:
? ¡@CesarAzpi es nuevo jugador rojiblanco! ?⚪
? El internacional español ha firmado por una temporada con nuestra entidad!
? ¡#BienvenidoAzpilicueta! ? pic.twitter.com/JSYvQCEf3j
— Atlético de Madrid (@Atleti) July 6, 2023