Gjithçka zyrtare, Alen Sherri prezantohet te Cagliari

schedule17:36 - 24 Korrik, 2024

schedule 17:36 - 24 Korrik, 2024

Më në fund erdhi dhe zyrtarizimi.

Italianët e Cagliari kanë prezantuar pasditen e kësaj të mërkure transferimin e “gardianit” shqiptar, Alen Sherri, me këtë të fundit që ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e Serie A, duke bërë hapin e madh të karrierës,  pas një sezoni ku fitoi titullin dhe Kupën e Shqipërisë, me Egnatian.

Egnatia përfitoi nga ky transferim 350 mijë euro, ndërkohë që deri në verën e vitit 2027, Sherri do të mbrojë kuadratin e skuadrës nga ishulli i Sardenjas. Transferimi u prezantua nga vetë klubit, të cilët treguan për tifozët e tyre edhe karrierën e Sherrit.

“Fizik imponues, 197 centimetra i gjatë, Sherri është një portier i mirë mes shtyllave, i guximshëm në ajër, i zoti edhe në këmbë, cilësi që di ta mbështesë në fazën e vendosjes”,- shkruhet në postimin e klubit të Cagliari, që i uron mirëseardhjen 26-vjeçarit.

Ndërkaq, kujtojmë se Sherri largohet pas 195 ndeshjesh në kampionatin shqiptar, ndërsa ka luajtur dhe 26 takime në Kupën e Shqipërisë dhe 13 takime ndërkombëtare me Laçin dhe Egnatian. Pasi luajti me Kombëtaren U21, portieri shkodran bëri debutimin e tij në portë për kombëtaren e madhe në 9 nëntor 2022. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!