Pas largimit të Andre Onana, para 2 sezonesh, holandezët e Ajax kanë vuajtur jo pak me gjetjen e një portieri cilësor për të mbrojtjur “shtyllat” e “tulipanëve”, mirëpo duket se tanimë e kanë gjetur.
“Gjigandët” holandezë kanë nënshkruar këtë të mërkurë, me portierin gjerman, me prejardhje nga Kosova, Diant Ramaj, me 21-vjeçarin që kalon te “tulipanët” nga “shqiponjat” e Eintracht Frankfurt.
Për kartonin e “gardianit”, Ajax derdhi në arkat e gjermanëve plot 8 milionë euro, teksa do të përfitojë një kontratë 5-vjeçare, të vlefshme deri në vitin 2028. Në krahun tjetër largimi i Ramajt nga Frankfurt liron vendin në skuadrën e parë të gjermanëve, për portierin shqiptar, Simon Simoni, i cili u transferua te “shqiponjat” gjatë merkatos së verës. /i.m /abcnews.al