Klubi i Interit duket se e ka marë seriozisht këtë herë merkaton e verës. Pas arritjes së marëveshjes me mbrojtësin e Real Madrid, Achraf Hakimi, tashmë drejtuesit zikaltër kanë piketuar një tjetër mbrojtës krahu. Këtë herë bëhet fjalë për anësorin e Atalantës, Robin Gosens.
Sipas raportimit të “Tuttosport”, Gosens shikohet si përforcimi i duhur për krahun e majtë, pasi gjermani, ashtu si Hakimi, ka shënuar plot nëntë gola në këtë sezon. Atalanta nuk e lëshon Robin pa 30 milionë euro, por milanezët kanë një tjetër plan.
Ata janë gati të sakrifikojnë talentin e tyre, Sebastiano Esposito, për të arritur te lojtari i bergamaskëve. Edhe pse Esposito vlerësohet shumë nga stafi i Interit, ai mund të jetë pjesë e operacionit të transferimit të Gosens në Milano. /abcnews.al