Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjithçka nisi me një mesazh të gabuar, Shkurte Gashi tregon se si është njohur me partnerin

schedule11:46 - 31 Korrik, 2021

schedule 11:46 - 31 Korrik, 2021

Shkurte Gashi ka rrëfyer historinë se si është njohur me partnerin e saj, Albert Limanin me të cilin ka dhe një djalë. Këngëtarja ishte e ftuar në “Prive”, ku tregoi se shkak i njohjes së tyre ishte bërë një mesazh i gabuar i dërguar në Instagram.

“Njohja jonë ka qenë përmes kolegut tonë, Milot Llalloshit. Ai postoi një story në Instagram duke kënduar me një bandë. Dhe unë duke menduar se i kisha shkruar Milotit, i kisha shkruar Albertit. I shkrova: ‘Të lumtë Milot’. Pastaj më vjen një mesazh nga Albert Limani ‘Falemindeirt shumë’ dhe një zemër.”



I thashë ‘të lutem më fal se doja t’i shkruaja Milotit’. Mesazhi i dytë i Albertit ishte ‘S’ka gjë, faljet janë nga Zoti, mos ki dert se jam i joti’. Dhe thashë ç’më gjeti mua me të, kush e duron tani. Dhe unë e pyeta pastaj ‘çfarë do të thotë kjo?’. E më tha ‘do të thotë shumë, po nuk ka lidhje’.”, ka treguar këngëtarja. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!