7 qershori do të rikthejë në fushën e blertë skuadrat e Kategorisë së Parë, katër ditë pas rifillimit të Superiores. Skuadrat kanë nisur stërvitjet individuale, teksa klubet po merren me çdo detaj.
Egnatia garon në grupin A të Kategorisë së Parë dhe drejtuesit kanë nisur dezinfektimin e gjithë ambienteve të stadiumit “Hasan Zyla”. “Çdo gjë gati për të rinisur. Ambientet e stadiumit janë dezinfektuar pak momente më parë për të qenë gati për rinisjen e kampionatit.
Klubi ka plotësuar te gjitha kriteret e vendosura si dhe ka lidhur kontratë me një kompani dezifektimi sipas kërkesave të FSHF-se dhe Ministrisë së Shëndetësisë“, lexohet në komunikatën e klubit shqiptar. /abcnews.al