Në orën 19:00, “Të Kuqtë” e Partizani do të sfidojnë në “mitikun” e Tiranës, “Rrogozhinasit” e Egnatias, në finalen e Superkupës së Shqipërsë, ku për “Demat” kryeqytetas do të ishte hera e tretë në histori që fitojnë trofeun, ndërsa skuadra e Edlir Tetovës vjen për herë të parë në historinë e saj, në këtë kompeticion.
“Të Kuqtë” u shpallën kampion në fund të sezonit të shkuar, ndërsa ekipi nga Rrogozhina fitoi për herë të parë një titull në historinë e tij, Kupën e Shqipërisë në finalen në Elbasan kundër Tiranës së madhe.
Mes këtyre dy skuadrave, që do të kërkojnë në çdo moment të sfidës fitoren pritet padyshim një sfidët interesante dhe tepër e luftuar, e për këtë arsye, si tekniku i “Të Kuqve” të Partizani, Arbër Abilaliaj, ashtu edhe ai i “Rrogozhinasve”, Edlir Tetova kanë zgjedhur të hedhin më të mirët në fushën e blertë të lojës.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Qirko, Sota, Sembene, Hadroj, Atanaskoski, Mehmeti, Maguette, Rrapaj, Taipi, Cara, Bintsouka.
Trajner: Arbër Abilaliaj
Egnatiat: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Isgandarli, Spahiu, Paulauskas.
Trajner: Edlir Tetova /i.m /abcnews.al