Dosja hetimore e antimafias italiane në kuadër të megaoperacionit, Ura, të cilën ABC News disponon, ka të dokumentuar krahas bisedave të përgjuara nga aplikacionet sky, edhe foto të anëtarëve të grupit kriminal në trafikun e drogës.
Një prej episodeve i përket datës 28 korrik 2020, afërsisht në orën 18:00, ku shihet Nuredin Kiptiu të mbërrijë në shtëpinë e dy shtetasve italianë Giliberti dhe Ronghi, të ndjekur nga makina OPEL Astra me ku ndodhej edhe Agron Ganaj, sapo hynë në pronë, të dy dorëzuan një zarf i cili u dorëzua fizikisht në duart e djalit të tij Gianfranco Giliberti, i cili mbante shënimin ‘UU’

Pamjet e regjistruara nga kamerat e mbikëqyrjes me video të instaluara në Shtëpitë e Giliberti dhe Ronghi bënë të mundur identifikimin dhe më pas dokumentimin e shitjes së drogës.
Këtë herë Nuredin Kiptiu, i cili mbërriti me makinën e tij pikërisht te porta doli nga makina dhe iu afrua interfonit.

Kjo i lejoi kamerave CCTV të inkuadronin në mënyrë të përsosur fytyrën e tij, duke mos lënë asnjë dyshim për identifikimin Është gjithashtu e mundur të dokumentohet me siguri numri i targës së të njëjtës makinë.

Episodi lidhet me dorëzimin e 3 kilogramëve heroinë në shtëpinë e Cesare Giliberit, siç është rindërtuar përmes vizionit të imazheve që vijnë nga sistemi i mbikëqyrjes me video në shtëpi, përshkruhen në detaje në një shënim specifik (shënimi “UU”)./abcnews.al


