Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Gjithçka e bardhë, Peshkopia nën “pushtetin” e dëborës

schedule11:08 - 22 Mars, 2021

schedule 11:08 - 22 Mars, 2021

Qyteti i Peshkopisë, por edhe i gjithë qarku i Dibrës është nën “pushtetin” e dëborës. Reshjet kanë vijuar përgjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar probleme të shumta në qarkullimin e makinave dhe furnizimin me energji elektrike.

Trashësia në qytetin e Peshkopisë kalon mbi 45 cm ndërsa në zonat e thella varion deri në 70-80 cm. Rrugët nacionale që lidhin Peshkopinë me Tiranën dhe Peshkopinë me Kukësin kalohen me zinxhirë.

Si pasojë e rëndesës nga bora janë thyer pemë, shtylla dhe janë këputur tela përçues elektrikë, duke lënë në errësirë më shumë se 80% të Dibrës. E.L/ abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!