Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjirokastra drejt stabilizimit/ Avdalli: S’ kemi përjetuar kurrë një situatë të tillë, po punojmë për vlerësimin e dëmeve

schedule20:15 - 9 Janar, 2026

schedule 20:15 - 9 Janar, 2026

Reshjet intensive të shiut kanë krijuar problematika në disa zona të qarkut Gjirokastër, duke sjellë përmbytje, dëme materiale dhe evakuim familjesh.

Drejtori i Emergjencave Civile, Edmond Avdalli, bëri të ditur për emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC Neës se situata më problematike paraqitet në disa fshatra të njësive administrative Zagori dhe Frashër, ndërsa akset rrugore janë të gjitha të kalueshme.

Sipas tij, strukturat vendore dhe emergjencat civile janë në terren për pastrimin e inerteve, ndërhyrjen në digat e përrenjve dhe vlerësimin e dëmeve, në një situatë që ai e cilësoi të paparashikuar dhe ndër më të vështirat e përjetuara ndonjëherë në këtë qytet.



“Problematike mbeten disa fshatra në qendrat administrative, Zagori dhe Frashër. Të gjitha akset i kemi të lira. Për momentin nga të gjitha njësitë vendore, po punohet për pastrimin e inerteve. Nga të gjitha qarqet kemi familje të evakuuara. Ishte diçka e paparashikuar reshjet intensive në një kohë të shkurtër. Kemi pastruar rrugët, po ndërhyjmë në digat e përrenjve.

Po punojmë dhe shpresojmë që kjo situatë të mos përsëritet më. Unë në këtë qytet kam lindur, por një situata të tillë nuk kemi përjetuar. Ka qenë një situatë e vështirë. Ditën e nesërme kemi shtim të reshjeve të shiut, por shpresojmë të mos jetë në të njëjtin intensitet. Megjithatë të gjitha instancat dhe emergjencat civile janë në terren për çdo situatë. Kemi ngritur grupet për vlerësimin e dëmeve. Kemi lajmëruar qytetarët e prekur, që të paraqiten në bashki”, tha Edmond Avdalli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!