Gjirokastër, vritet ekstremisti gjatë shkëmbimit të zjarrit

schedule15:44 - 28 Tetor, 2018

schedule 15:44 - 28 Tetor, 2018

Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, 35-vjeçari që sulmoi me armë forcat e policisë shqiptare në Bularat të Gjirokastrës mbeti i vrarë. Policia e Shtetit njoftoi se kjo ndodhi pas dy orësh përpjekje për ta arrestuar Kostandinos Kaçifa i konsideruar ekstremit. Forcat RENEA ishin vënë në ndjekje të tij në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat. Pasi e lokalizuan ato i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet.

Por Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herë pas hershme të policisë, por ka hapur zjarr me armë duke rrezikuar jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët. Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe për pasoje Kaçifa u vra.

Në vendngjarje shkoi dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda po punon për zbardhjen e plotë të saj. E gjitha nisi rreth orës 10 të paradites së kësaj të diele pak minuta para se te fillonte ceremonia per ushtaret greke, ku e pranishme ishte dhe ambasadorja greke. Sipas policisë, Kaçifa kishte qëlluar fillimisht me armë zjarri në ajër dhe kur forcat blu shkuan drejt vendit ai hapi zjarr ndaj tyre. Ai zbrazi një karikator të tërë automatiku nga një distancë prej 10 metrash largësi dhe katër plumba goditën makinën e policisë. Ky ka qenë moment kur policia locale kërkoi ndihmën e forcave të RENEA-s të cilat zbarkuan në Bularat me helikopter.

Pas shumë tentativash për dorëzimin e nga uniformat blu, Kaçifas i veshur edhe një uniformë ushtarake ka vazhduar të qëllojë për më shumë se 30 minuta në drejtim të policisë. Në njoftimin zyrtar të drejtorisë së Policisë së Shtetit thuhet se ekzekutimi i 35-vjeçarit erdhi si rezultat i rezistencës së tij për t’u dorëzuar paqësisht, madje u tentua disa here të negociohej, por rezultoi e pasuksesshme. Në këto kushte, vazhdon njoftimi, ishin vënë në rrezik jetët e efektivëve, të cilët gjatë shkëmbimit të zjarrit ekzekutuan të riun. Në vendngjarje u gjetën 31-gëzhoja dhe dy karikatorë të zbrazur dhe një çantë me fishekë ushtarak.

Kostandinos Kaçifa banor i Bularatit kishte kohë që jetonte në Greqi. Një javë më parë ai ishte kthyer në fshatin e tij. Në profilin e tij në Facebook, Kaçifa kishte shumë mesazhe ku bënte thirrje për rezistencë të grekëve në jug të Shqipërisë, të cilët i quan “vorio-epiriotë”. Në njërin prej këtyre, të cilin e ka shkruar ditët e fundit Kaçifa shkruante: “Rama dhe Tsipras bëjnë plane pa të zotët e shtëpisë. Për një gjë të jeni të sigurt. Rinia e Vorio Epirit nuk do të qëndrojë spektatore. Thirren të gjithë grekët e Vorio Epirit që në 28 Tetor të dërgojnë një mesazh në çdo anë. Grek ose vdekje!”

Gazetar: Orges Sako

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!