Gjirokastër/ Tentuan të kalojnë klandestinë, pranga 4 personave

schedule10:18 - 6 Qershor, 2018

schedule 10:18 - 6 Qershor, 2018

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 4 persona që tentuan të kalojnë 17 shtetas të huaj nga pakistani dhe Siria.

Në pranga kanë rënë Rasim Koxha, 48 vjeç, banues në Durrës, Riza Hysa, 57 vjeç, banues në Burrel, Besim Hysa, 34 vjeç, banues në Tiranë, Gëzim Zeka, 29 vjeç, banues në Krujë,

Policia njofton se arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimi i Grupit Operacional të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, në rrugën dytësore në afërsi të aksit rrugor Jorgucat-Kakavijë duke transportuar me automjetet e tyre këta shtetas të huaj nga vendet e treta.

Gazetar: Orges Sako

Njoftimi i Policisë

Nga shërbimet e Grupit Operacional të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër në bashkëpunim me Specialistët kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të klandestinëve nga vendet e treta, të cilët hyjnë në territorin shqiptar në mënyre të paligjshme nëpërmjet kufirit jeshil me Greqinë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-Rasim Koxha, 48 vjeç, banues në Durrës, drejtues i automjetit tip Toyota me targa   AA 108 MI,

-Riza Hysa, 57 vjeç, banues në Burrel, drejtues i automjetit tip Audi, me targa AA 171 GK,

-Besim Hysa, 34 vjeç, banues në Tiranë, drejtues I automjetit tip Mercedes-Benc, me targa AA 542 HB,

-Gëzim Zeka, 29 vjeç, banues në Krujë, drejtues i automjetit tip Volswagen, me targa AA 737 MM.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimi i Grupit Operacional të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, në rrugën dytësore në afërsi të aksit rrugor Jorgucat-Kakavijë duke transportuar me automjetet e tyre shtatëmbëdhjetë shtetas të huaj nga vendet e treta.

Konkretisht gjashtëmbëdhjetë nga Pakistani dhe një nga Siria.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i katër automjeteve dhe katër telefona celular.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal. /abcnews.al