Autoritetet në Gjirokastër shpëtuan 4 persona, të cilët kishin mbetur të bllokuar në një gropë midis kodrash nga ku nuk mund të dilnin.
Sipas policisë, ata ishin nisur ditën e dielë, me makina deri në fshatin Selo dhe më pas filluan ekspeditën me këmbë gjatë natës.
Nga terreni i vështirë malor dhe me dëborë, ata u bllokuan midis disa kodrave në vendin e quajtur “Gështenjat e djegura”.
Në operacionin për shpëtimin e tyre u angazhua edhe një helikopter, megjithatë nuk mundi të vepronte për shkak të terrenit të vështirë.
Ishin shërbimet e Delta Forcës dhe zjarrfikësit që bënë të mundur nxjerrjen e 4 personave.
Mësohet se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut./abcnews.al