Menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës në 12 qarqet e vendit policia ka nisur shoqërimet e para. Mësohet se në Tepelenë janë shoqëruar në komisariat pesë persona mes tyre edhe kryetari i degës së PD-së në Tepelenë, Ladi Bana të cilët dyshohet se kanë organizuar dhe marrë pjesë në tubim të paligjshëm.
Për të njëjtën akuzë janë ndaluar nga policia pesë persona të tjerë nga Memaliaj. Ndërsa në Përmet është shoqëruar edhe kryetari i PD në njësinë administrative Dishnice Ilirjan Muhaj. Ndërkohë policia ka ngritur postblloqe në disa zona të vendit./abcnews.al