Gjirokastër, pas lisë së dhenve fëmijët preken nga gripi

schedule17:32 - 21 Dhjetor, 2018

schedule 17:32 - 21 Dhjetor, 2018

Spitali i Gjirokastrës është mbushur me fëmijë të prekur nga gripi dhe nga variçela. Por mjekët thonë se nuk ka vend për panik.

Pas fluksit të fëmijëve të prekur nga lia e dhenve, në Gjirokastër virozat gripale kanë mbushur spitalin. 35 deri në 40 të vegjël paraqiten çdo ditë në ambientet e godinës “Omer Nishani”. Fëmijët kanë temperaturë të lartë dhe shenja të tjera virale, por sipas mjekut Edmond Kontoni, nuk ka vend për panik.

Edmond Kotoni, mjek pediatër: “Zakonisht na kanë ecur mirë, nuk ka pasur komplikacione, sepse varet nga rezistenca e fëmijës. I kemi këshilluar dhe nënat dhe prindërit që në raste që shikojnë elementë siç janë puçrrat ose temperatura, të drejtohen tek mjeku specialistpër ta përjashtuar këtë lloj sëmundje.”

Ndërkohë, për sëmundjen e njohur si lia e dhenve apo variçela, autoritetet spitalore në Gjirokastër kanë njoftuar edhe Shëndentin Publik. Transmetimi lehtësisht nga një fëmijë në tjetrin e ka ndërlikuar situatën në këtë qytet. Ka patur raste të rënda, por për fat jo me humbje jetë. Në dy kopshte të qytetit prindërit janë njoftuar për sëmundjen dhe kanë tërhequr fëmijët deri në shërimin e plotë të tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!